Fondi për Arsimin e Romëve dhe misioni I saj

Fondi për Arsimin e Romëve  (REF) u krijua në kuadrin e Dekadës së Përfshirjes së Romëve në vitin 2005. Misioni dhe qëllimi i saj përfundimtar është për të mbyllur hendekun në rezultatet e arsimit në mes të romëve dhe jo-romëve. Për të  arritur këtë qëllim, organizata mbështet politika dhe programe të cilat sigurojnë arsimim kualitativ për romët, duke përfshirë neutralizimin e segregimit në sistemet arsimore.


Cilat janë aktivitetet e Fondit të Arsimit të Romeve ( REF)?

Nëpërmjet aktiviteteve të saj, REF promovon përfshirjen e romëve në të gjitha aspektet e sistemeve arsimore kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në Dekadën e Përfshirjes së Romëve, si dhe vende të tjera që dëshirojnë të bashkohen në këtë përpjekje.

Cilat janë objektivat e REF dhe si i ndjek ajo ato?

Në objektivat e REF përfshihen  si më poshtë:

  • Sigurimi i aksesit ndaj arsimit të detyrueshëm, për shembull, nëpërmjet përfshirjes së prindërve në arsim, iniciativave për të reduktuar braktisjen shkollore, dhe sigurimi i teksteve dhe  materialeve të tjera arsimore falas.
  • Përmirësimi i cilësisë së arsimit, për shembull, nëpërmjet reformës në kurrikul, futjes së mësimit në gjuhën rome, anti-paragjykim dhe mësimdhënie me tolerance dhe trajnimin e ndërmjetësuesve shkollore.
  • Zbatimi i politikave integruese dhe jo ndarese  ndaj  nxënësve romë që vijnë nga shkolla e klasa të ndara në shkollat e zakonshme, si dhe eliminimin e të gjitha  shkollave e klasave  të  ndara.
  • Zgjerimi i qasjes në arsimin parashkollor, për shembull, përmes fushatave informative, ndihmë me procesin e regjistrimit dhe të punës  me prindërit për të promovuar ndjekjen e arsimit  parashkollor.
  • Rritje në  ndjekjen e  arsimin të mesëm dhe të lartë, për shembull, përmes bursave, kurseve  për  arsimimin e të rriturve, si dhe  këshillave për  karrierë për nxënësit e shkollave të mesme.

Cilat janë aktivitetet e Fondit të Arsimit të Romëve ( REF)?

REF ndjek pesë programe kryesore:

  1. Programi për mbështetje të projekteve  i cili financon projekte dhe programe.
  2. Programi i bursave  të REF cili është programi më i madh për bursa universitare për studentet Rom.
  3. Programi për  zhvillim të politikave dhe ngritje të  kapaciteteve i cili mbështet aktivitete që ndihmojnë në krijimin e nje kornize dialogu ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile mbi reformën arsimore dhe përfshirjen e romëve.
  4. Programi për komunikim dhe ndarje të experiencave dhe mësimeve ndërmjet shteteve,  I cili përfshin aktivitete për të nxitur shkëmbimin e njohurive në reformat në arsim dhe  në përfshirjen e romëve.
  5. Programi i grandeve të kthyeshme për të ndihmuar OJQ-të rome dhe qeveritë lokale  për të pasur akses në fondet e BE-së me  qëllim arsimin e romëve.

Më shumë informacion rreth REF mund të gjendet në faqen e internetit: www.romaeducationfund.org